Zyrtare: Suspendohet legjenda e Liverpoolit pasi pështyu një 14-vjeçare

Jamie Carragher është suspenduar nga puna e analistit nga Sky Sports.

Jamie Carragher nuk ia pa ‘hajrin’ humbjes së Liverpoolit  në derbin anglez ndaj Manchester United pasi tani është suspenduar nga Sky Sports, aty ku punonte si analist futbolli, shkruan Periskopi.

“Jamie Carragher është suspenduar nga detyrat e tij si një analist i futbollit për Sky pasi u filmua duke pështyrë në një familje në makinën e tyre pas humbjes së Liverpulit kundër Manchester United të shtunën,” thuhet në postimin e Sky Sports News.

Carragher menjëherë pas këtij gjesti kërkoi falje familjes së vajzës 14-vjeçare. /Periskopi.

SHPËRNDAJE