Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Kombëtares së njohur

Fatih Terim nuk është më selektor i Turqisë.

Federata e Futbollit të Turqisë e ka shkarkuar Fatih Terimin nga posti i trajnerit të Turqisë.

Terim do të largohet nga posti i selektorit për shkak të problemeve të ndryshme përfshirë ato jashtë skuadrës.

Në komunikatën e publikuar, Federata ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Terimin për largimin e tij duke i uruar sukses në të ardhmen.