Zyrtare: Qeveria i jep leje Vuçiqit për të vizituar Kosovën

Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të vizitojë Kosovën gjatë fundjavës së ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Jetlir Zyberaj, Shef i Kabinetit dhe Këshilltari Lartë i Zv/Kryeministrit dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Presidenti serb Vuçiq ka lajmëruar dje se do të vizitojë Kosovën për dy ditë me radhë, të shtunën dhe të dielën e ardhshme.