Zyrtare: Prishtina përforcohet me Divine Myles

Klubi basketbollistik, Prishtina ka vazhduar me avazin e përforcimeve, teksa sot ka zyrtarizuar një basketbollist të huaj.

Bëhet fjalë për Divine Myles, i cili e ka përforcuar së fundmi repartin e fundorëve të Prishtinës.

Myles luan në pozitën e fundorit dhe është përforcim i duhur për rrugëtimin e Prishtinës në garat e FIBA-s, po ashtu edhe në Superligë.

Myles shquhet me depërtimet e suksesshme, pasime, kërcime si dhe precizitet të lartë pothuajse në të gjitha repartet e fushës.

Ai është 21-vjeçar dhe është i gjatë 180 cm. Karrierën e filloi në kolegjin, Stentson (NCAA) dhe këtu luajti së fundmi.

Statistikat e tij mesatare për ndeshje janë: 16.8 pikë për lojë, 4.5 kërcime dhe 4.2 asistime.