ZYRTARE: Philippe Coutinho është lojtar i Bayernit

Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit Philippe Coutinho te klubi gjerman për sezonin 2019/20.

Bayern Munich do të paguajë 8.5 milion euro dhe pagën e lojtarit. Marrëveshja gjithashtu sheh një mundësi për ta blerë atë në fund të sezonit për 120 milionë euro.

Braziliani erdhi te Barça në afatin kalimtar të janarit në sezonin 2017/18 nga Liverpool, përcjell lajmi.net.

Prej atëherë ai ka luajtur gjithsej 75 ndeshje me fanellën katalanase në të cilën ka shënuar 21 gola dhe ka ndihmuar 11 asistime.

Philippe Coutinho ka fituar titullin e ligës dy herë (2018 dhe 2019), Kupën e Mbretit (2018) dhe Super Kupën e Spanjës (2018).

27-vjeçari assesi nuk arriti të përshtatej me Barcën, çka e detyroi atë të merrte vendimin për t’u larguar nga ‘Camp Nou’.