Zyrtare/ Përcaktohet orari i El Clasico-s së parë të sezonit

Duhej të luhej më 26 tetor El Clasico-ja e parë e sezonit mes Barcelonës dhe Real Madridit, por për shkak të protestave në rajonin e Katalunjës, takimi u shty për më 18 dhjetor, shkruan supersport.

Ditën e sotme është vendosur edhe ora në të cilën do të luhet takimi dhe do të startojë pikërisht në 20:00, një orar ky mjaft i përshtatshëm për kontinentin europian.

Sfida do të luhet normalisht në stadiumin “Camp Nou” dhe do të transmetohet në ekranin e Supersport 2.

SHPËRNDAJE