Zyrtare: Navas rikthehet në Sevilla

Jesus Navas është rikthyer te ish-klubi i tij Sevilla. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline.

31-vjeçari ishte larguar nga Spanja në vitin 2013, ndërsa te Manchester City qëndroi deri në fund të këtij sezoni duke zhvilluar afro 140 paraqitje.

Ai sot u zyrtarizua si lojtari më i ri i Sevillas duke nënshkruar kontratë tre vjeçare me mundësi vazhdimi.

Ky është lojtari i dytë që Sevilla e merr nga Manchester City, para tij u zyrtarizua Nolito.