Zyrtare: Kroaci – Kosovë zhvillohet sot

Ndeshja mes Kombëtares së Kroacisë dhe Përfaqësueses së Kosovës në futboll do të zhvillohet sot.

Takimi i paraparë të zhvillohej mbrëmë u pezullua në minutën e 22-të, për shkak të shiut dhe gjendjes jo të mirë të fushës.

Ajo do të luhet sot nga ora 14 e 30, nga minuta e 22-të në stadiumin e Zagrebi, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Rusia 2018”.