Zyrtare: Gerrard trajner i Rangers

Steven Gerrard edhe zyrtarisht është trajner i Gllasgow Rangers.

Klubi skocez nëpërmjet një njoftimi për shtyp konfirmoi arritjen e marrëveshjes 4-vjeçare me ish-futbollistin e Liverpoolit, që do ta nisë detyrën e re në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollstik.

“Jam i nderuar që do të marr drejtimin e Rangers. Kam respekt maksimal për këtë klub, për historinë dhe traditën e tij. Po pres me padurim të nis këtë rrugëtim të ri me Rangers për të vijuar me sukseset që ka arritut ky klub.”

Detajet e kontratës dhe emrat që do të përbëjnë stafin e Gerrard do të mësohen ditët në vijim.