ZYRTARE: Etrit Berisha bëhet me skuadër të re

Etrit Berisha i është bashkuar Spalit.

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, edhe sezonin e ri do të jetë pjesë e Serie A, por jo e Atalantës.

30 vjeçari nga Prishtina, është zyrtarizuar te skuadra e Spalit.

Skuadra e Spalit bën të ditur se Berisha iu është bashkuar në formulën e huazimit, por mund të realizohet transferimi i përhershëm nëse plotësohen disa kushte./Lajmi.net/