ZYRTARE: Donis Avdijaj nënshkruan me Trabzonsporin

Ashtu siç flitej më herët, Donis Avdijaj edhe zyrtarisht ka nënshkruar me Trabzonsporin.

Ylli i Kosovës ka gjetur klubin e ri pasi paraprakisht ishte në pushim të gjatë, me Willem II që i shkëputi kontratën 22-vjeçarit në muajin mars për shkak të sjelljeve jo të mira.

Avdijaj kishte problemet e njëjta edhe te Schalke 04, pasi u përjashtua nga ekipi për të njëjtat arsye – por tani duket se fati i ka dhënë edhe një shans tjetër atij, raporton lajmi.net.

Anësori kosovar ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me klubin turk, ku pritet të përfitojë rreth 250 mijë euro në sezon.

“Është arritur marrëveshja katërvjeçare me futbollistin profesionist Donis Avdijaj, i cili vjen me parametra zero”, ka njoftuar klubi turk në sajtin zyrtar.

Ndryshe, Avdijaj ishte i ftuari i rregullt i Bernard Challandes, por problemet që shkaktoi bën që ai ta humbistë ftesën e ‘Dardanëve’.