Zyrtare: Diego Costa futbollist i Atleticos

Atletico Madrid ka rënë dakord që të nënshkruaj me Diego Costan nga Chelsea.

Sulmuesi spanjoll është lënë jashtë nga Conte dhe nuk ka pranuar të luajë me ndonjë skuadër tjetër, pavarësisht kërkesave.

Tani Atletico ka pranuar kushtet e futbollistit dhe do të paguaj rreth 55 milionë euro në arkat e klubit londinez.

Diego Costa do të jetë nën urdhërat e Simeones vetëm në janar të 2018, pasi që klubi e ka të ndaluar të nënshkruaj me futbollistë për shkak të një dënimi.