ZYRTARE: Dënohet Conor McGregor

Luftëtari i UFC-së, Conor McGregor është dënuar me ndalim ngasje për gjashtë muaj, duke e pranuar fajësinë për thyerje të rregullave të shpejtësisë.
Irlandezi 30 vjeçari, ka pranuar se ka drejtuar Range Roverin e tij 154 kph, në një zonë ku lejohej të vozitej deri në 100 kph, në tetor të vitit 2017.

McGregor i ka kërkuar falje gjyqtarit për shkeljen e rregullave të komunikacionit, ku i është vënë edhe një gjobë prej një mijë euro.

Kujtojmë se ndeshja e fundit në UFC për McGregor nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, ku u mund nga Khabib Nurmagomedov i Rusisë.