Zyrtare: Denis Suarez huazohet te Arsenali

Pas shumë e shumë zërave, më në fund Arsenali ka arritur të sigurojë shërbimet e Denis Suarez. Spanjolli fillimisht rinovoi me Barcelonën deri në vitin 2021, e pastaj kaloi te Topçinjtë në formë të huazimit. Vazhdimi i kontratës ishte edhe kusht për lojtarin në rast se dëshironte një aventurë të re pasi nuk dëshironin të rrezikonin ta humbisnin si lojtarë të lirë. Denis Suarez gjatë një aksioni për Barcelonën (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver) 25-vjeçari këtë sezon është paraqitur në tetë ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola. Lojtari iu bashkua Barçës në sezonin 2016/17 nga Villarreali, ndërsa për tre sezone te klubi katalunas shënoi tetë gola në 71 paraqitje. Në të kaluarën ka luajtur edhe për Sevillan, Celta B dhe Barcelona B, ndërsa për Manchester Cityn nuk ka arritur të paraqitet në asnjë ndeshje. Kalimi i tij në Emirates do të thotë se Ivan Perisic nuk do t’i bashkohet Arsenalit nga Interi.