Zyrtare: Britania e shtyen largimin nga BE-ja

 Deputetët britanik me shumicë votash kanë votuar që Kryeministrja Theresa May t’i kërkojë BE-së një vonesë për Brexit.

Kjo do të thotë që Mbretëria e Bashkuar nuk mund të largohet nga Europa më 29 mars, siç ishte planifikuar më parë.

Zonja May thotë se Brexit mund të vonohet deri në 30 qershor, nëse deputetët e mbështesin marrëveshjen e saj të tërheqjes në një votim javën e ardhshme.

Nëse ata refuzojnë marrëveshjen e saj përsëri ajo thotë se do të kërkojë një zgjatje më të gjatë – por çdo vonesë duhet të dakordohet nga 27 shtetet e tjera anëtare të BE.

Deputetët më herët hodhën poshtë një përpjekje për të siguruar një tjetër referendum të Brexit me 334 vota për dhe 85 kundër. (Mesazhi)

SHPËRNDAJE