Zyrtare: Barcelona rinovon me një tjetër futbollist

Pas Gerard Piques, Barcelona ka rinovuar me një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për Sergio Roberto, me të cilin klubi katalanas ka nënshkruar kontratë të re deri më 2022.

Barcelona nuk dëshiron të ndalet vetëm me Piquen, pasi dëshiron të rinovojë edhe me dy yje tjerë, për të blinduar mbrojtjen edhe për shumë vite.

Dy lojtarët tjerë të cilët pritet të rinovojnë së shpejti me klubin ja në Jordi Alba dhe Samuel Umiti.