Zyrtare: Arsenal e konfirmon kthimin e Mustafit dhe Sanchezit

Arsenal e ka konfirmuar se të dielën në stërvitje kthehen dyshja Shkodran Mustafi dhe Alexis Sanchez.

Shkodran Mustafi dhe Alexis Sanchez janë në pushime, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Konfederatave.

Mustafi fitoi medaljen e artë në këtë turne me Gjermaninë, duke mposhtur në finale Kilin e Alexis Sanchezit.

Arsenal tashmë e ka konfirmuar se të dy këta futbollistë do të kthehen të dielën nga pushimet, kur edhe do të nisin stërvitjet për sezonin e ri. /