Zyra e Kryeministrit jep tender 300 mijë euro për lektyra, çka po i duhen?

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, do të shpenzojë rreth 300 mijë euro për lektyra shkollore.

Në njoftimin e bërë në KRPP nga Zyra e Kryeministrit thuhet se 300 mijë euro planifikohen të shpenzohen për lektyra shkollore, ndërsa nuk sqarohet se për çfarë arsye.

Gjithsej 25 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për të kryer furnizimin me këto libra, por që në fund fituese është shpallur Grup i Operatorëve Ekonomik N.T.P. VLORA ; Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi.Ndryshe, kontrata është dhënë më 11 shtator, derisa nënshkrimi i saj është bërë më 16 shtator.