Zvogëlohet pritja në Merdare, vetëm 30 minuta për ta kaluar kufirin

Edhe këtë fundvit si viteve të tjerë bashkatdhetarët ia kanë mësyrë vendeve të vendlindjes për ti kaluar pushimet.
Mirëpo, pritjet në kufi vazhdojnë të janë të gjata edhe këtë vit në kufi.

Sot në mëngjes pritjet kanë qenë rreth 6 orë për ta kaluar kufirin, në pjesën kufitare të Merdares, derisa në orët e mbrëmjes më saktësisht rreth orës 18:30 pritjet ishin vetëm 30 minuta.

Indeksonline mëson se kontrollet nga ana e zyrtarëve serbë janë duke u kryer në mënyre intensive në orët e mbrëmjes për dallim që ishin në mëngjes,.Ndryshe Policia e Kosovës është e gatshme gjithmonë të kryej punët në kufi, mirëpo kjio varet nga intensiteti i palës së serbeve në kufi.