Zvicra e shqiptarëve siguron botërorin e Rusisë

Përfaqësuesja e Zvicrës ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror që vitin e ardhshëm organizohet në Rusi.

“Helvetikëve” iu ka mjaftuar një barazim pa gola 0-0 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Bazel, ndaj Irlandës së Veriut.

Përfaqësuesja që në skuadër ka numër të madh të shqiptarëve, ndeshjen e parë në Irlandën e Veriut e kishte fituar 0-1, me golin e mbrojtësit Rodriguez.

Ndeshjen në Bazel, Petkoviq e nisi me tre lojtarë shqiptarë në formacion, Xhakën, Shaqirin dhe Xhemailin, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Mehmedi.