Zvicra çon në gjykatë prindërit mysliman, arsyeja noti!

Zvicra ka fituar rastin në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut (ECHR), që detyron prindërit mysliman që të dërgojnë fëmijët e tyre në mësimet për not, transmeton koha.net.

Thuhet se autoritetet kanë justifikuar për dhënien e përparësive të “programeve të plota të shkollave” dhe “integrimin e suksesshëm” të fëmijëve në shoqëri.

ECHR ka pranuar se liria fetare po preket, por gjykatësit kanë thënë se nuk përbënë shkelje.

Ky gjyq është thirrur nga çifti zviceran, me origjinë turke, të cilët kanë refuzuar që të dërgojnë vajzën e tyre adoleshente në mësimet e detyruara të përziera në qytetin e Bazelit.

Megjithatë, zyrtarët e arsimit kanë thënë se përjashtimet janë në dispozicion vetëm për vajzat që kanë arritur moshën e pjekurisë, e që vajza e tyre në atë kohë nuk e kishte arritur ende.

Në vitin 2010, pas një mosmarrëveshje të gjatë, prindërit janë urdhëruar që të paguajnë një gjobë prej 1400 franga zvicerane (rreth 1.300 euro), për veprime që kanë shkelur detyrat e tyre prindërore.