Zvicër – Belgjikë, Januzaj favorit – Ky është rezultati që dërgon tutje Xhakën e Shaqirin

Edhe mbrëmja e sotshme do të na sjell përballje interesante në Ligën e Kombeve.

Zvicër – Belgjikë do të jetë ndeshja më interesante që fillon në ora 20:45.Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për grupin e 2-të të Ligës A, pasi përballja e fundit luhet mes dy vendeve të para, shkruan lajmi.net.

Belgjika në këtë takim futet më e lehtësuar, pasi grumbullon nëntë pikë, që do të thotë se i mjafton së paku një barazim për të kaluar tutje.Zvicra në anën tjetër ka gjashtë pikë dhe vetëm një fitore eventuale kundër Belgjikës do t’ia mundësonte kalimin në finalet e Ligës së Kombeve.

Gol diferenca mes skuadrave është e njëjta. Pra, Adnan Januzaj mjaftohet me barazimin, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kërkojnë me patjetër fitoren.

SHPËRNDAJE