Zuckerberg urdhëron drejtuesit e Facebook të përdorin telefonat Android

CEO i Facebook Mark Zuckerberg urdhëroi ekipin e tij të menaxhimit të përdorte vetëm telefonat Android. Vendimi ka ardhur pas një deklarate të CEO-s të Apple, Tim Cook.

“Ne kemi inkurajuar shumë punonjësit tanë dhe drejtuesit që të përdorin Androidin sepse është sistemi më i popullarizuar operativ në botë” ka qenë përgjigja zyrtare e Facebook pas një shkrimi në New York Times.

Edhe kompani të tjera të teknologjisë si Snap kanë inkurajuar fuqimisht punëtorët që të përdorin telefonat Android.