Zjarri në ndërtesën në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ndërtesën që është duke u djegur në rrugën “Mark Kaqinari”.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për nën-kulmin e ndërtesës dhe në vend të ngjarjes kanë dalur ekipet e Policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e KEDS-it.

“Banorët janë evakuar dhe për shkaqet e zjarrit do të njoftoheni nga kompetentët”, tha policia për lajmi.net.

Vlen të theksohet se ditë më parë është djegur edhe një ndërtesë në Prishtinë jo shumë larg nga kjo rrugë.

Pasojë e zjarrit në atë ndërtesë ishte rryma elektrike ku ishin bërë punime të jashtëligjshme nga njerëz jo-kompetentë.