Zjarret aktive, rrezikohet rajoni i Tetovës

Një zjarr i madh sot ka shpërthyer pas mesdite në malin që lidh tre fshtatra, Zhelinë, Strimnicë dhe Leshnicë.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por intervenimi i parë ka ardhur nga qytetarët e Strimnicës të cilët janë tubuar në kafenetë e fshatit dhe kanë nisur drejt malit ku po digjej.

Fshatarit e Strimnicës u nisën me lopata, sopata dhe sende tjera për të lokalizuar zjarrin, pasi ishte terreni i vështirë dhe i paaritshëm për makineritë e zjarrfiksave.
Ekipet e zjarrfiksave qëndrojnë me disa automjete në rrugë për të parandaluar që zjarri të përhapet në zonat e banuara./tetovasot/

Ekipi i portalit TetovaSot, ka qëndruar në zonën e zjarrit së bashku me qytetarët e kësaj zone për të sjellë pamjet nga afër të përhapjes së flakëve në këtë zonë të malit./Mesazhi/