Zjarr pyjor në Zelandën e Re, evakuohen mijëra njerëz

Mijëra njerëz janë evakuuar si pasojë e zjarrit pyjor në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas lajmit të BBC, për shkak të zjarrit që shpërtheu para 6 ditësh në afërsi të Nelson dhe kërcënon edhe qytezën Wakefield, rreth 3.000 qytetarë nga rajoni Tasman kanë braktisur shtëpitë e tyre. Në rajon është shpallur gjendje e jashtëzakonshme ndërsa sot pritet që era të rrisë ndikimin e saj. Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, shprehu shpresën se kushtet e motit do të jenë të përshtatshme që zjarri të vihet nën kontroll. Në punimet për shuarjen e zjarrit marrin pjesë 23 helikopterë dhe 2 avionë. Thuhet se zjarri pyjor është një nga zjarret më të mëdha që nga vitit 1995.