Zjarr në një studio në Japoni, të paktën 12 të vdekur

Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur kur një zjarr shpërtheu në një studio të animacionit në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se një person i ka vënë zjarrin ndërtesës trekatëshe të studios së animacionit në qytetin Kyoto.

Duke cituar burime policore, në raport thuhet se 70 persona ndodheshin brenda studios kur ndodhi zjarri.

Në raport, po ashtu duke cituar policinë dhe njësitin e zjarrfikësve të Kyotos, thuhet se zjarri ka përfshirë ndërtesën pasi një 41-vjeçari i dyshuar ka shpërndarë “lëng të panjohur” që ka shkaktuar zjarrin.

Ende vazhdojnë operacionet e shpëtimit.