Në një rrokaqiell në Dubai sot ka shpërthyer zjarri, për shkak të të cilit objekti i lartë me 68 kate është evakuuar dhe nuk ka të dhëna nëse dikush me këtë rast është lënduar.
Zjarri shpërtheu në kullën Almas, në lagjen Jumeirah Lake Towers.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet e shpëtimit dhe ndihmës së parë.