Zjarr në një kopsht, vdesin 5 fëmijë

Pesë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ra në një kopsht. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Erie në Pensilvani në Shtetet e Bashkuara.

Sipas autoriteteve viktimat janë të moshës nga 8 muaj deri në 7 vjeç.

Sipas policisë nga zjarri mbeti e lënduar edhe një grua, e cila u dërgua në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes./Ora News