Zjarr në një hotel në Stamboll, tre të vdekur

Një zjarr që shpërtheu në një hotel në pjesën evropiane të Stambollit la tre të vdekur, njoftuan mediat turke.

Që të tre viktimat ishin punonjës të hotelit, dhe vdiqën si pasojë e inhalimit të tymit.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur, ndërsa rasti është duke u hetuar nga policia. Pronari i hotelit u arrestua. /MESAZHI/