Zjarr në një fabrikë, vdesin 43 punëtorë

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë në Indi duke vrarë 43 punëtorë.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën katër-katëshe  të fabrikës në Nju Dehli. Të paktën 100 persona ishin brenda fabrikës, e cila kryesisht prodhonte çanta shkollore.

Kryeministri Narendra Modi e quajti zjarrin “të tmerrshëm” dhe i dërgoi ngushëllimet e tij familjarëve.

Mediat lokale raportojnë se u arrestua pronari i fabrikës, i quajtur si Rehan.

Rreth 60 persona u shpëtuan, ndërsa një zjarrfikës u përshëndet si “hero” pasi shpëtoi 11 persona – pavarësisht se pësoi lëndime vetë./oranews