Zjarr në klinikën e rehabilitimit, 17 të vdekur

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu në një klinikë rehabilitimi të drogës në Guayaquil, qyteti më i madh në Ekuador.

Policia lokale tha se zjarri shpërtheu kur pacientët dogjën dyshekë dhe u përpoqën të iknin nga klinika.

Në Ekuador qendrat e rehabilitimit nga droga janë të zakonshme./Ora News.

SHPËRNDAJE