Zizu: Do ta mbroj Benzeman deri në vdekje!

Zinedine Zidane u paraqit para mediave , në prag të ndeshjës së Kupës së Botës për klube, ku Real Madrid do të ndeshet të shtunën kundër Gremio.

Në mesin e shumë pyetjeve Zizu u pyet edhe për kritikat e shumta që po bëhen në drejtim të Benzemas.

“Nuk pajtohem me kritikat. Ajo që më intereson nuk janë vetëm golat. Unë nuk shoh vetëm golin te Karim. Ai është një lojtar tjetër, ai nuk shënon 60 gola por bën gjëra tjera që poashtu kanë rëndësi. Më pëlqen shumë cfarë bën për skuadrën. Kjo është një lojë ekipore dhe ai është një nga më të mirët në këtë drejtim. Këtë e vlerësoj. Unë do ta mbroj atë deri në vdekje”, deklaroi trajneri francez.