Zimbabve, mbi 40 të vdekur në një aksident rrugor

Policia në Zimbabve bëri të ditur se më shumë se 40 persona kanë humbur jetën në një aksident me autobus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e policisë, Charity Charamba, tha se të paktën 20 të tjerë u lënduan, disa me djegie të rënda, në aksidentin të enjten mbrëma.

Charamba tha se nuk ka detaje për shkakun e aksidentit. Fotot e postuara në Twitter nga Kryqi i Kuq i Zimbabves tregojnë mbetjet e një autobusi që është djegur plotësisht.

Aksidenti ndodhi në rrethin e Gwanda, rreth 550 kilometra në jug të Harare, kryeqyteti i Zimbabve.