Zidane flet pas përformancës tjetër zhgënjyese të Hazard

Zinedine Zidane këmbënguli se forma e Eden Hazard nuk është asgjë për t’u shqetësuar pasi belgu vuri një paraqitje zhgënjyese në fitoren 1-0 të Real Madridit ndaj Galatasaray në Ligën e Kampionëve.

Përshtatja e Hazard ndaj jetës në Madrid nuk ka qenë aq e qetë sa të dy palët do të shpresonin pas lëvizjes së tij nga Chelsea në para-sezon.

Ndërsa çështjet e fizikut me siguri kanë pasur një ndikim, përformancat e Hazard kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe ai ka arritur vetëm një gol në shtatë paraqitje në të gjitha garat, përcjell lajmi.net.

Për t’i vështirësuar edhe më shumë gjërat, 28-vjeçari huqi portën e zbrazët pa portier duke goditur transverzalën – por tekniku francez nuk është i shqetësuar.

“Nuk më shqetëson mua”, tha Zidane. “Ai është më i mirë dhe ai do të përmirësohet më shumë”.

“Gjëja e rëndësishme është që ai vazhdon të ketë shanse, sepse ai do t’i shënojë ato”. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE