Zhgënjen Patriot Behrami, eliminohet në çerekfinale

Patriot Behrami është mposhtur në çerekfinale nga boksieri Lorenzo Sotomayor me pikë dhe kësisoj ka mbetur pa medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Boksieri azerbajxhanas, 34 vjeç, nuk dhuroi diçka të veçantë por pati përvojën e duhur e cila i solli triumfin kundrejt 19-vjeçarit nga Kosova.

Boksieri kosovar meriton duartrokitje për shkak të paraqitjeve të tij në rrethin e parë ndaj kroatit Zheljko dhe ndaj italianit Vincenzo Mangiacapre, raporton lajmi.net.

Me më shumë eksperiencë, Behramin mund ta shohim në ranglistat më të larta të boksit, pavarësisht zhgënjimit të sotëm.

Petrit Behrami boksoi në kategorinë -69 kilogramë, ndërsa Kosova mbetet në kuotën e tre medaljeve në këto Lojëra.