Zhgënjen Kosova, humbet nga Sllovakia në miqësore

Kosova për dy ditë ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.

Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme në përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku Dardanët do të ballafaqohen me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Sa i përket ndeshjes të së dielës, fitore ka shënuar Sllovakia me rezultat 82:65.

Për Kosovën janë dalluar Mikaile Tmusiq me 20 pikë dhe Lis Shoshi me 14 pikë.

Dy ndeshjet miqësore i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq për të parë formën e lojtarëve, para ndeshjeve të muajit gusht. Sfida e parë për Kosovën do të jetë ndaj Luksemburgut në udhëtim më 3 gusht.