Zhegrova debuton të dielën me Baselin

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova u transferua në formë huazimi nga Genku te Baseli për kohëzgjatje 1 vit e gjysmë. Trajneri Marcel Koller nuk e grumbulloi 19 vjeçarin në barazimin 1-1 ndaj St. Gallenit. Megjithatë Koller ka premtuar që do ti jap shumë hapësirë Zhegrovës dhe pritet t’ia jap mundësinë e debutimit të dielën kundër Sionit, por jo nga fillimi. Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00 në St. Jakob-Park. Zhegrova është parë sot në stërvitjen e mëngjesit te Baseli.