Zhduket nëna e dy fëmijëve nga Podujeva, babai i saj kërkon ndihmë për ta gjetur

Një femër është zhdukur që nga data katër e këtij muaji.

Kjo gjë është bërë e ditur nga babai i saj, Rifat Maxhuni i cili ka thënë se e njëjta është zhdukur që nga e marta e kaluar dhe se askush nuk ka ndonjë informatë për të.

Edita Maxhuni-Xhaka është e martuar dhe ka dy fëmijë dhe e njëjta jeton në Podujevë.

“Miqë,dashamirë e shokë,e qytetarë te nderuar me datën 04.06.2019 ne fshatin Mirofc-Podujevë rreth ores 20:30 mbrëmje zhduket nga shtëpia e Bashkëshortit
Edita Maxhuni-Xhaka e datëlindjes 14.07.1993,( Nënë e dy fëmijëve ) njerit 8 vjeç dhe tjetrit 6 vjeç duke mos njoftuar asnjëri qoftë nga familja e Bashkëshortit dhe e familjes se Prindërve te saj.Deri me sot 10.06.2019 nuk kemi asnje Informatë mbi vendodhjen e saj”, ka thënë babai i saj.

I njëjti ka lutur të gjithë ata që e kanë parë për herë të fundit Editën të lajmërohen në numrin: +383 (049) 125 556, ose në çfarëdo stacioni policor në tërë vendin.