Zhbogar: Demarkacioni, kusht i BE-së për Kosovën që nga viti 2012

Shefi në largim i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se arritja e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi ka qenë si kërkesë për Kosovën në agjendën e BE-së që nga viti 2012, dhe se ajo duhet të përfundojë.

Edhe pse BE-ja, sipas Zhbogarit, nuk është marrë direkt me vijëzimin e kufirit, ai ka thënë për transmetuesin publik se pozicioni i qartë i Brukselit zyrtar është se beson që komisioni shtetëror e ka kryer mirë punën.

“Nga ana jonë, ne nuk kemi dashur të përfshihemi në diskutimin e hartave dhe marrjen e qëndrimit, por kanë pasur ekspert ndërkombëtarë që kanë shikuar hartat e edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, dhe të gjithë e kanë konfirmuar se hartat në marrëveshje janë në harmoni me ato të vitit 1974”, thotë ai.

“Duket se marrëveshja është në harmoni me gjendjen në teren dhe shpresojë se deputetët e Kuvendit do të binden me argumentet që po ofrohen, që të binden dhe që të votojnë këtë marrëveshje më 1 shtator”, thotë Zhbogar.

SHPËRNDAJE