Zgjedhjet në Turqi, votues me veshje tradicionale dhe papagall mbi supe

 Qytetarët turq sot po votojnë për zgjedhjet historike presidenciale dhe parlamentare, të cilat dallojnë nga ato të mëparshmet. Ndër votuesit e shumtë që vendosën të përmbushin obligimin e tyre qytetar, ka pasur të tillë që tërhoqën vëmendjen më shumë se votuesit tjerë.

Gazetarët e Anadolu Agency (AA) kanë regjistruar disa skena të pazakonta gjatë votimit, ku veçojmë Oguz Sirli, i cili erdhi në vendvotim me veshje tradicionale.

Sirli, votoi në shkollën fillore Ataturk në Denizli, ndërsa tërhoqi vëmendjen e njerëzve të cilët nuk nguronin ta fotografojnë pikërisht nga shkaku i veshjeve tradicionale të tij.

Ndërkohë, çifti Ahmet dhe Kevser Kivilcim nga Pamukkale, erdhën në vendvotim bashkë me papagallët e tyre.

Ahmet dhe Kevser gjatë tërë procesit të regjistrimit dhe të votimit, mbi supet e tyre mbanin papagallët Sulltan dhe Sakir.

“Kudo që shkoj, marr papagallin me vete. Edhe bashkëshortja kishte marrë papagallin e saj. Fletën e votimit e mbante Sulltani”, rrëfeu Ahmet.

Edhe bashkëshortja e tij, Kevser, tha se kudo që shkon, merr papagallin me vete, prandaj e kishte marrë edhe në votime.

SHPËRNDAJE