Pas vetëm 32 minutash nga hapja, në vendbanimin Bozkoy, në provincën turke Manisa, është mbyllur vendvotimi nga shkaku se të gjithë banorët votuan në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare që po mbahen sot në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vendbanimin i cili ka 48 banorë, obligimin qytetar e kryen 29 votues.
Vendvotimi u hap në orën tetë sipas kohës lokale, dhe i njëjti u mbyll 32 minuta më vonë. Qytetarët e angazhuar në bujqësi, që në mëngjes kryen obligimin e tyre qytetar, duke ju rikthyer punëve të përditshme.
Qytetari më i vjetër është 86 vjeçari Ihsan Bas, ish-kryeplaku i fshatit, ndërsa më i riu me të drejtë vote është 18 vjeçari Omer Donmez.
Kryeplaku i tanishëm i Bozkoyit, Irfan Gonder, tha se ky vendbanim më parë ka pasur 65 votues, por numri u zvogëlua për shkak të zhvendosjes së popullsisë.
Ai shpjegoi se fshati ka 35 votues të regjistruar, por gjashtë prej tyre ndodhen për trajtim në spitale jashtë fshatit.