Zgjedhjet në SHBA, Twitter fshin mbi 10 mijë profile

Pak ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrjeti social Twitter ka fshirë më shumë se 10 mijë profile, të cilat bënin apel për bojkotim të zgjedhjeve të 6 Nëntorit.

Zëdhënësi i rrjetit social Twitter konfirmoi se është ndërhyrë ndaj shumë profileve dhe aktiviteteve të tjera. Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, Ian Planket thekson se profilet automatike në këtë rast i përkisnin personave që mbështesnin demokratët në shtetet e bashkuara të amerikës, të cilët i bënin apel votuesve që të bojkotonin zgjedhjet e 6 Nëntorit për mesin e mandatit, rinovimin e Kongresit amerikan.

Profilet e fshira janë më shumë se 10 mijë dhe procesi i fshirjes ka nisur në fund të Shtatorit pasi Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte sinjalizuar disa mesazhe të dyshimta në Twitter, duke vënë në alarm rrjetin social. Një proces i ngjashëm nga ana e Twitter ka ndodhur dhe në vitin 2016 gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane. Në atë rast profilet e fshira shpërndanin informacione të rreme dhe ishin me mijëra./abcnews.al