Zgjedhjet lokale në Maqedoni, LSDM-ja fituese absolute ndërsa partitë shqiptare mjaftohen me disa komuna

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KSHZ-ja në faqen e saj, kandidatët për kryetarë të komunave nga LSDM-ja udhëheqini në 43 komuna, VMRO-DPMNE 14 komunat dhe nëntë komuna BDI.

Nga 42.18 për qind e votave të përpunuara, ose në 1468 nga 3,480 vendvotime, LSDM-ja çon në Manastir me Natasha Petrovska e cila ka fituar 60.37 për qind kundrejt Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE me 35.08 për qind, në Bogdanci çon Bllaze Shapov nga LSDM-ja me 65.83 për qind kundrejt Nikola Roglev nga VMRO-DPMNE-ja me 32,66, kurse në Gjevgjeli, Sasho Pockov nga LSDM udhëheq me 56.67 për qind përpara Ivan Frangovit të VMRO-DPMNE-së që ka marrë 39.76 për qind të votave. Në Kumanovë çon Maksim Dimitrievski nga LSDM me 56.72 krahasuar me Zoran Georgievski nga VMRO-DPMNE i cili ka 34.54 për qind të votave, në Berovë kandidati i LSDM-së, Zvonko Pekevski udhëheq me 65.55 në krahasim me kandidatin e VMRO-DPMNE, Nikolla Atanasov i cili ka 31.10 për qind të votave. Në Haraçinë çon Milikijei Halimi nga LSDM-ja me 59.09 për qind të votave, kurse i dyti është Isufi Besliu nga BDI me 19.89 për qind të votave.

Në Veles tani për tani, kandidati i LSDM-së Ace Kocevski udhëheq me është 51.36 për qind të votave në krahasim me Slavço Çadievin nga VMRO-DPMNE-ja i cili ka 43.52 të votave, kurse baraz akoma është në komunën e Gjorçe Petrovit, ku beteja zhvillohet midis Aleksandar Naumovski nga LSDM-ja dhe Vlado Misajlovski nga VMRO-DPMNE-ja.Në Gazi Babë, Toni Trajkovski nga VMRO-DPMNE udhëheq me 49.03 për qind në raport me Boris Gjorgjievskin nga LSDM-ja i cili ka grumgulluar 44.75 vita. Në Shtip, Ilço Zahariev nga VMRO-DPMNE udhëheq me 56.55 për qind në raport me Blagoj Boçvarski nga LSDM-ja i cili ka 39 për qind të numrit të votave.
Në Tetovë, udhëheq Teuta Arifi me 29.25 për qind kundrejt Bilall Kasami nga Lëvizja BESA me 23.54.
Në Bogovinë çon Berzat Bejtullahu nga BDI me 39.93 përpara Minur Asanit nga Lëvizja BESA me 29,99 për qind, në komunën e Bosilovës kandidati i LSDM-së, Zoran Zimbakov ka një përparësi të vogël, me 48.89 para Lupço Kolevit nga VMRO-DPMNE-ja që ka 47.59 për qind. Në Bervenicë udhëheq kandidati i pavarur me 38.03 për qind përpara Mirko Stefanovski nga LSDM-ja që ka 24,03 për qind, në Valandovë udhëheq Pero Kostandinov nga LSDM me 54.36 për qind para Nikollçe Çurlinovski nga VMRO-DPMNE që ka grumbulluar 35.50 të votave.

Në Vasilevë udhëheq Marjan Janev nga LSDM me 51.85 për qind përpara Vanço Stojanov nga VMRO-DPMNE-ja me 45,76, në Vinicë çon Martin Pavlov nga VMRO-DPMNE me 52.07 për qind para Ivica Dimitrovit nga LSDM me 42,75, në Vrapisht, Gajur Rushiti BDI me 38,76 është përpara Isen Shabanit nga Aleanca e Shqiptarëve i cili ka 34.23 për qind të votave.
Kandidati i LSDM-së për Gradskon Robert Peshovski me 51,26 për qind çon përpara Zhaneta Caushevskës nga VMRO-DPMNE që ka 32,83 për qind, në Debarcë kryeson LSDM-ja me Zoran Nogaçeskin me 69,43 për qind para Igor Trajkovskit me 27.39 për qind të votave, në Dellçevë, Goran Trajkovski nga LSDM udhëheq me 57.80 për qind para Ivan Sokolovit nga VMRO-DPMNE me 37 për qind. Kandidati i LSDM-së për Demir Hisar, Mirçe Pavlov kryeson me 57.86 për qind para Lupço Bllazhevski të VMRO-DPMNE me 38,26 për qind, në Dojran udhëheq LSDM-ja me Ango Angov me 6-,20 për qind para Borçe Stamov nga VMRO-DPMNE me 33, 81.

Në avantazh është kandidati për kryetar komune i LSDM-së për komunën e Krivogashtanit, Rubinço Shefterovski me 62,74 për qind kundrejt Toni Zatkoskit nga VMRO-DPMNE-ja që ka34.52 për qind, në Krushevë, kandidati i LSDM Tome Hristoski udhëheq me 54 përqind përpara Gjorgji Damcheski nga VMRO-DPMNE me 41.56 për qind të votave.
LSDM është në avantazh edhe në Makedonska Kamenicë ku kandidati për kryetar Sonja Stamenkova prin me 52.09 për qind kundretj Darko Mitrevski nga VMRO-DPMNE me 44.95 për qind, në Makedonski Brod, Zivko Siljanoski me 46.88 për qind është para Milosim Vojneski nga VMRO DPMNE me 25 për qind, në Negotinë, Toni Delkov me 52.17 për qind është para Zlatko Penkovit nga VMRO-DPMNE-së me 45.05 për qind. LSDM udhëheq edhe në Novo Sellë, ku kandidati për kryetar komune Boro Stojçev ka fituar 55.15 për qind të votave kundrejt Blagoj Velkovit tëVMRO-DPMNE-së me 40,93 për qind, në Ohër, Jovan Stojanovski i LSDM-së udhëheq me 49.84 për qind para Mitko Talevski nga VMRO-DPMNE që ka fituar 43 99 për qind….
Në Likovë, kandidati i BDI-së, Erkan Arifi kryeson me 56.68 për qind para Shaban Zendelit nga Lëvizja BESA me 26.61 për qind, në Mavrovë – Rostuse udhëheq Medat Kurtovski nga LSDM me 52.44 për qind para Alim Bilalit nga VMRO-DPMNE me 22.29 për qind.