Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian: Ta kritikosh shtetin izraelit nuk është antisemitizëm

Zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, tha se nuk e pranon që çdo kritikë ndaj akteve të qeverisë izraelite të cilësohet si antisemitizëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, Timmermans rikujtoi se komuniteti ndërkombëtar ka sjellë në rend dite zgjidhjen me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës dhe ndërtimet ilegale kolone të Izraelit.

“Ata që pretendojnë se kritikat e mia frymëzohen nga antisemitizmi asnjëherë nuk do të më pengojnë të kritikoj aktet e qeverisë izraelite, sepse kjo kritikë është tërësisht e palogjikshme”, tha Timmermans.

“Nuk pranoj që sa herë që kritikohen aktet e qeverisë izraelite, kjo të cilësohet si antisemitizëm. Secili ka të drejtë ta kritikojë qeverinë izraelite”, shtoi Timmermans.