Zemërohet Turqia, armët e ushtrisë amerikane mund t’u mbeten kurdëve

Turkish army troops gather near the Syrian border at Hassa, in Hatay province on January 21, 2018. Turkish forces on January 20, 2018, began a major new operation aimed at ousting the Peoples' Protection Units (YPG) Kurdish militia from Afrin, pounding dozens of targets from the sky in air raids and with artillery. Turkey accuses the YPG of being the Syrian offshoot of the Kurdistan Workers' Party (PKK) which has waged a rebellion in the Turkish southeast for more than three decades and is regarded as a terror group by Ankara and its Western allies. / AFP PHOTO / BULENT KILIC

Komandantët e ushtrisë amerikane, të cilët po planifikojnë largimin e trupave ushtarake nga Siria, kanë rekomanduar që armët t’ju mbeten luftëtarëve kurdë në luftën kundër ISIS-it, veprim që do të zemëronte aleatin e NATO-s, Turqinë.

Tre zyrtarët, në kushte anonimiteti thanë se rekomandimet janë pjesë e një draft-plani nga ushtria amerikane. Është ende e paqartë nëse Pentagoni do ta dërgojë çështjen në Shtëpinë e Bardhë, vendim i cili duhet të merret nga presidenti Donald Trump.

“Planifikimi po vazhdon dhe është i fokusuar në tërheqje të kontrolluar të trupave duke siguruar se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e trupave tanë”, tha komandanti Sean Robertson.

Presidenti Trump javën e kaluar kishte urdhëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, veprim që ngjalli kritika dhe dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Derisa zyrtarët amerikanë e konsiderojnë këtë veprim si “tradhti ndaj trupave kurde në luftimin ISIS-it”, Turqia ka paralajmëruar ofensivë kundër kurdëve të armatosur të cilët kanë interesa territoriale në Siri.