Zbulohet varri i një faraoni egjiptian 3.100 vjet i vjetër

Në qytetin Suhaxh të Egjiptit është zbuluar vendbanimi dhe varri i një faraoni që i përket vitit 3.100 para erës sonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Departamentit të monumenteve egjiptiane të Ministrisë së monumenteve historike të Egjiptit, Mahmud Afifi, në një deklaratë tha se në punimet gërmuese në qytetin antik Abidos në Suhaxh, 400 metra në jug të tempullit të parë Siti të dinastisë mbretërore të 19-të është gjetur një varr dhe vendbanim që i përkasin periudhës së fillimit të dinastisë.

Afifi ka vënë në dukje se vendbanimi i cili është përcaktuar se i përket viteve 3.100 para erës sonë, ka mundësi që të jetë një zonë ku kanë qëndruar personat që kanë ndërtuar varret mbretërore të dinastisë në Abidos.

Sipas tij, gjatë gërmimeve në vendbanim janë gjetur edhe gjësende të përdorura në jetën e përditshme.

Gjithashtu Afifi tërhoqi vëmendjen se zbulimi në fjalë mund të nxjerrë në pah shumë informacione në lidhje me historinë e Egjiptit dhe qytetit antik Abidos.