Zbulohet slogani i mrekullueshëm i “Dardanëve” që do të mirëpresin lojtarët dhe tifozët anglezë

Tifogrupi më i madh kosovar, Dardanët kanë zbuluar sloganin me të cilin do ta presin Kombëtaren e Anglisë.

Kosova ndeshet me Anglinë më 17 nëntor, vetëm tri ditë pas ndeshjes me Çekinë në Plzen, që pritet të jenë dy takimet më deçizive sa i përket kualifikimeve për Euro 2020.

“Mirësevini dhe respekt”, janë fjalët e shkruara në sloganin e tifogrupit kosovar i cili do jetë nëpër rrugët e qytetit të Prishtinës si shenjë mikpritje dhe respekti për anglezët.

Kujtojmë se ndeshja kundër ‘Tre Luanëve’ zhvillohet nga ora 18:00 të dielën në ‘Fadil Vokrri’. /