Zbulohet paga e Hazard te Real Madrid

Transferimi i Eden Hazard te Real Madrid është punë e kryer.

Eden Hazard do të transferohet te Real Madrid me të përfunduar ky sezon.

Ylli belg do të kalojë te skuadra spanjolle për një shumë rreth 120 milionë euro, përcjell lajmi.net nga AS.

Sipas të përditshmes spanjolle, Hazard do t’i përfitojë 450 mijë euro në javë te Real Madrid.

Belgu do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me madrilenët, gjersa ajo aktuale te Chelsea i skadon në vitin 2020.

SHPËRNDAJE