Zbulohet data e lansimit të Land Rover Defender (Foto)

Ky SUV nga Land Rover do të del shumë shpejtë në shitje

Deri më tani e kemi parë gjeneratën e re të Defender, teksa testohej në rrugë, ndërsa Land Rover ka bërë të ditur se do ta lansojë në fund të muajit, transmeton Telegrafi.

Duke folur për CarAdvice, menaxheri gjeneral dhe zyrtari për komunikime në kompaninë britanike, Tim Krieger ka njoftuar se ky model do të prezantohet në shtator, teksa lansohet për konsumatorë në fillimin e vitit që vjen. Ka mundësi që ta shohim në Frankfurt Auto Show, por kjo nuk është konfirmuar.

“Së pari, Defendet do të shfaqet në shtator, ndërsa lansohet në fund të vitit, por klientët duhet ta presin fillimin e vitit që vjen, për ta blerë” ka thënë Krieger.

Në krahasim me paraardhësin, ky Land Rover do të jetë më i rafinuar dhe komfor, megjithëse nuk i mungon karakteri i egër që e ka. /Telegrafi/